AEG BS836680HM Receptář Strana 8

  • Stažení
  • Přidat do mých příruček
  • Tisk
  • Strana
    / 32
  • Tabulka s obsahem
  • KNIHY
  • Hodnocené. / 5. Na základě hodnocení zákazníků
Zobrazit stránku 7
deri sa të skuqen në ngjyrë kafe të
hapur. Hiqeni mishin dhe derdheni vajin
e tepërt të ullirit nga tava e pjekjes.
Shuajeni lëngun e mishit në tavën e
pjekjes me 250 ml verë, vendoseni në
një tenxhere dhe lëreni të ziejë për pak
kohë. Shtoni 250 ml lëng mishi së
bashku me majdanozin, trumzën, rigonin
dhe domatet e grira. Lyejeni me kripë e
piper. Pastaj lëreni të ziejë sërish.
Vendosni perimet në një tavë pjekjeje,
vendosni mishin sipër dhe hidhni salcën
mbi të. Mbulojeni tavën e pjekjes me një
kapak dhe futeni në furrë.
Koha në pajisje (min): 120
Pozicioni i raftit: 1
4.9 Gjoks viçi i mbushur:
Për 4 veta.
Përbërësit:
1 simite
1 vezë
200 g mish i grirë
kripë, piper
1 qepë, e grirë
majdanoz i grirë
1 kg mish viçi pjesë gjoksi (me prerje
si xhep në të)
perime supe (karota, presh, selino,
majdanoz)
50 g pastërma derri
250 ml ujë
Metoda:
Njomeni simiten në ujë dhe pastaj
shtrydheni ujin. Më pas përzieni vezën,
mishin e grirë, kripën, piperin, qepët dhe
majdanozin e grirë. Hidhini erëza gjoksit
të viçit (me prerjen si xhep në mes) dhe
mbusheni xhepin me masën e përgatitur.
Pastaj qepeni hapjen. Vendoseni gjoksin
e viçit në një tavë pjekjeje, shtoni perimet
e supës, pastërmanë dhe ujin. Kthejeni
mishin pas 30 minutash.
Koha në pajisje (min): 100
Pozicioni i raftit: 2
4.10 Kofshë qengji:
Për 6-8 veta.
Përbërësit:
2,7 kg kofshë qengji
30 ml vaj ulliri
kripë
piper
3 thelpinj hudhra
1 tufë rozmarinë e freskët (ose 1 lugë
kafeje e tharë)
ujë
Metoda:
Lajeni kofshën e qengjit dhe thajeni,
fërkojeni me vaj ulliri dhe bëni disa prerje
tek mishi. Lyejeni me kripë e piper.
Qëroni thelpinjtë e hudhrës dhe pritini,
dhe së bashku me rozmarinën futini tek
të prerat e mishit. Vendoseni kofshën e
qengjit në një tavë dhe shtoni ujë; fundi
duhet të mbulohet në një masë prej
10-15 mm. Kthejeni mishin pas 30
minutash.
Koha në pajisje (min): 160
Pozicioni i raftit: 2
4.11 Lepur:
Për 4 veta.
Përbërësit:
2 copa mish lepuri
6 kokrra dëllinje (të shtypura)
kripë dhe piper
30 g gjalpë i shkrirë
125 ml salcë kosi
perime supe (karota, presh, selino,
majdanoz)
Metoda:
Copat e mishit të lepurit fërkojini me
dëllinjat e shtypura, kripën dhe piperin
dhe lyejini me gjalpë të shkrirë.
Vendosini copat e mishit të lepurit në një
tavë pjekjeje, hidhni sipër ajkën e athët
dhe perimet e supës.
Koha në pajisje (min): 35
Pozicioni i raftit: 1
4.12 Mish lepuri me
mustardë:
Përbërësit:
2 lepuj, secili 800 g
kripë dhe piper
2 lugë gjelle vaj ulliri
2 qepë të grira trashë
50 g pastërma prerë në kubikë
2 lugë gjelle miell
375 ml lëng pule
125 ml verë e bardhë
www.aeg.com8
Zobrazit stránku 7
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 ... 31 32

Komentáře k této Příručce

Žádné komentáře