AEG BS836680HM Receptář Strana 4

  • Stažení
  • Přidat do mých příruček
  • Tisk
  • Strana
    / 32
  • Tabulka s obsahem
  • KNIHY
  • Hodnocené. / 5. Na základě hodnocení zákazníků
Zobrazit stránku 3
3. SHPEZË
3.1 Kofshë pule:
Për 2-4 veta.
Përbërësit:
4 kofsha pule, 250 g secila
250 g krem gatimi
125 ml ajkë
1 lugë kafeje kripë
1 lugë kafeje spec i kuq
1 lugë kafeje kërri
½ lugë kafeje piper
250 g kërpudha të prera të
konservuara
20 g niseshte misri
Metoda:
Pastrojini kofshët e pulës dhe vendosini
në një tavë pjekjeje. Përzieni pjesën
tjetër të përbërësve së bashku dhe
hidhini sipër kofshëve të pulës.
Koha në pajisje (min): 55
Pozicioni i raftit: 1
3.2 Fileto pule e mbushur:
Serviret me spinaq në salcë safron
Përbërësit:
6 racione
400 g gjethe spinaqi, të ziera
Pak kripë
100 g krem djathi i trashë me spec
jeshil
Piper i zi i bluar rishtas
6 gjokse pule
2 lugë gjelle lëng limoni
1 lugë gjelle mustardë
100 ml verë e bardhë
150 ml lëng pule
1 tufë safron
150 ml krem
½ lugë çaji lëng limoni
Metoda:
Vendosni mënjanë 20–24 gjethe të
mëdha spinaqi. Shtrydhni lehtësisht
gjethet e mbetura dhe pritini trashë me
thikë. Më pas përziejini me krem djathi
dhe hidhuni kripë dhe piper sipas
dëshirës. Hapni një xhep te gjoksi i
pulës. Mbusheni me përzierjen e spinaqit
dhe mbylleni gjoksin me stikadentë.
Hidhini lëngun e limonit dhe lyejeni me
mustardë. Më pas, hidhini pak kripë e
piper. Në fund, mbështillini gjokset e
pulës me gjethet e spinaqit që i kishit
lënë mënjanë. Vendosini gjokset e pulës
mbi enën me vrima dhe aplikoni avull me
funksionin e gatimit me avull. Pakësoni
verën e bardhë dhe lëngun në
përafërsisht 100 ml në një tigan. Shtoni
më pas safron dhe kremin. Hidhini salcës
lëng limoni, duke i shtuar kripë dhe piper
sipas nevojës. Hiqni stikadentët nga
gjokset e pulës. Preni gjokset e pulës.
Hidhni pak salcë në pjatë dhe vendosni
mbi të gjokset e pulës.
Koha në pajisje: 35 minuta
Pozicioni i raftit: 3
3.3 Coq au Vin:
Për 2-4 veta.
Përbërësit:
1 pulë
kripë
piper
1 lugë gjelle miell
50 g gjalpë i kulluar
500 ml verë e bardhë
500 ml lëng pule
4 lugë gjelle salcë soje
½ tufë majdanoz
1 degëz trumzë
150 g pastërma e prerë në kubikë
250 g kërpudha "gështenjë", të
pastruara dhe të prera në katërsh
12 qepujka, të qëruara
2 thelpinj hudhra, të qëruar dhe të
shtypur
Metoda:
Pastrojeni pulën dhe hidhini kripë dhe
piper dhe spërkateni me miell. Ngroheni
gjalpin e kulluar në një tavë pjekjeje mbi
një vatër, skuqeni pulën në të gjitha anët.
Hidhni verën e bardhë, lëngun e pulës
dhe salcën e sojës dhe lërini deri sa të
ziejnë. Shtoni majdanozin, trumzën,
pastërmanë e prerë në kubikë,
kërpudhat, qepujkat dhe hudhrën. Ziejeni
sërish, mbulojeni me kapak dhe futeni
tavën në furrë.
Koha në pajisje (min): 55
www.aeg.com4
Zobrazit stránku 3
1 2 3 4 5 6 7 8 9 ... 31 32

Komentáře k této Příručce

Žádné komentáře