Metoda:
Pastrojeni peshkun dhe lyejeni me lëng
limoni nga dy limonët e pa trajtuar me
dyllë. Priteni koprën në feta të holla dhe
futeni së bashku me trumzën e freskët
tek peshku. Vendosni gjysmën e kripës
së ashpër në tavën e pjekjes dhe vini
peshkun mbi të. Mbulojeni peshkun me
gjysmën tjetër të kripës dhe shtypeni
mirë.
• Koha në pajisje (min): 55
• Pozicioni i raftit: 1
2.4 Fileto salmoni
Përbërësit:
• 400 g patate
• 2 tufa qepë të njoma
• 2 thelpinj hudhra
• 1 kavanoz i vogël me domate të grira
(400 g)
• 4 fileto salmoni
• lëng limoni
• kripë dhe piper
• 75 ml lëng perimesh
• 50 ml verë e bardhë
• 1 degëz rozmarinë
• 150 ml verë
• ½ tufë me trumzë të freskët
Metoda:
Lajini patate, qërojini, pritini në katërsh
dhe ziejini në ujë me kripë për 25 minuta,
pastaj kullojini dhe pritini në feta.
Lajini qepët e njoma dhe grijini imët.
Qëroni hudhrat dhe pritini në copëza.
Përzieni qepët dhe hudhrat me domatet
e grira.
Lyejini filetat e salmonit me lëng limoni
dhe lërini të marinohen. Pastaj thajini
dhe hidhini kripë e piper.
Përzieni perimet dhe patatet dhe
vendosini në një enë zjarrduruese të lyer
me yndyrë, hidhuni kripë e erëza dhe
vendosni salmonin mbi to.
Hidhni lëngun e zarzavateve dhe verën e
bardhë sipër, shpërndajeni rozmarinën
dhe trumzën mbi të.
• Koha në pajisje: 35 minuta
• Pozicioni i raftit: 2
2.5 Peshk i zier (troftë):
Përbërësit:
• 1 limon
• peshk
Metoda:
Lajeni, thajeni dhe spërkateni me lëng
limoni brenda dhe jashtë. Lërini të
njomen për pak kohë dhe më pas
hidhuni kripë e piper. Vendosini peshqit
në një enë prej çeliku të paoksidueshëm
me tavë me vrima.
• Koha në pajisje (min): 25
• Pozicioni i raftit: 3
2.6 Kallamarë të mbushur:
Për 4 veta.
Përbërësit:
• 1 kg kallamar i madhësisë mesatare i
pastruar
• 1 qepë e madhe
• 2 lugë gjelle vaj ulliri
• 90 g oriz kokërrgjatë i zier
• 4 lugë gjelle stika pishe
• 4 lugë gjelle stafidhe
• 2 lugë gjelle majdanoz i grirë
• kripë, piper
• lëng limoni
• 4 lugë gjelle vaj ulliri
• 150 ml verë
• 500 ml lëng domatesh
Metoda:
Fërkojeni mirë kallamarin me kripë dhe
pastaj lajeni me ujë të rrjedhshëm.
Qëroni qepën, grijeni imët dhe skuqeni
me dy lugë gjelle vaj ulliri deri sa të bëhet
transparente. Shtoni orizin kokërrgjatë,
stikat, stafidhet dhe majdanozin e grirë te
qepët dhe hidhuni kripë, piper dhe lëng
limoni. Mbushini kallamarët me
përzierjen, dhe qepni vrimën e kallamarit.
Hidhni katër lugë gjelle vaj ulliri në një
tavë pjekjeje dhe skuqeni pak kallamarin.
Shtoni verën dhe lëngun e domates.
Mbulojeni tavën e pjekjes me një kapak
dhe futeni në furrë.
• Koha në pajisje (min): 60
• Pozicioni i raftit: 1
SHQIP 3
Komentáře k této Příručce