
8.3 Ndërrimi i llambës
Pajisja ka një dritë të brendshme LED
me jetëgjatësi të madhe.
Vetëm punonjësit e shërbimit lejohen që
ta zëvendësojnë dritën. Ju lutemi
kontaktoni me Shërbimin pas shitjes.
9. INSTALIMI
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
9.1 Pozicionimi
Kjo pajisje mund të instalohet në ambient
të brendshëm të thatë dhe të ajrosur
mirë, ku temperatura e ambientit
përputhet me kategorinë e klimës që
tregohet në tabelën e vlerave të pajisjes:
Katego‐
ria e
klimës
Temperatura e ambientit
SN +10°C deri + 32°C
N +16°C deri + 32°C
ST +16°C deri + 38°C
T +16°C deri + 43°C
Kur funksionon jashtë atij
diapazoni, te disa lloje
modelesh mund të ndodhin
disa probleme funksionale.
Funksionimi i saktë mund të
garantohet vetëm brenda
diapazonit të specifikuar të
temperaturës. Nëse keni
dyshime rreth vendit të
instalimit të pajisjes,
kontaktoni me shitësin,
shërbimin për klientin ose
shërbimin më të afërt
9.2 Lidhja elektrike
• Përpara se ta futni pajisjen në prizë,
sigurohuni që tensioni dhe frekuenca
që tregohet në tabelën e vlerave
përputhet me të dhënat e rrymës së
shtëpisë tuaj.
• Pajisja duhet tokëzuar. Spina e
kabllos së ushqimit është e pajisur me
një kontakt, pikërisht për këtë qëllim.
Nëse spina e ushqimit të shtëpisë nuk
është e tokëzuar, lidheni pajisjen në
një prizë të veçuar të tokëzuar në
përputhje me rregullat në fuqi, duke u
këshilluar me një elektricist.
• Prodhuesi refuzon të marrë përsipër
gjithë përgjegjësinë nëse nuk ndiqen
masat paraprake të mësipërme.
• Kjo pajisje është në përputhje me
direktivat E.E.C.
9.3 Vendndodhja
Pajisja duhet të shkëputet
lirisht nga burimi i energjisë;
si rrjedhojë, spina duhet të
jetë lehtësisht e arritshme
pas montimit.
Pajisja duhet të montohet larg burimeve
të nxehtësisë, të tilla si radiatorë, bojlerë,
drita e drejtpërdrejtë e diellit etj.
Sigurohuni që ajri të qarkullojë lirisht
përreth pjesës së pasme të pajisjes. Për
të siguruar performancë optimale, nëse
pajisja vendoset poshtë një njësie të
varur në mur, largësia minimale midis
pjesës së sipërme të pajisjes dhe njësisë
në mur duhet të jetë të paktën 100 mm.
Sidoqoftë, në rrethana ideale, pajisja nuk
duhet të vendoset poshtë njësive të
varura në mur. Nivelimi i saktë sigurohet
përmes një ose më shumë këmbëzave të
rregullueshme në bazën e pajisjes.
www.aeg.com70
Komentáře k této Příručce