
tashmë të ngrira, në mënyrë që të
shmangni një rritje temperature të
këtyre të fundit;
• ushqimet pa dhjamë ruhen më mirë
dhe më gjatë se ushqimet e
yndyrshme;
• akujt e ujit, nëse konsumohen
menjëherë pas nxjerrjes nga
dhomëza e ngrirjes, mund të
shkaktojnë djegie të lëkurës nga
ngrirja;
• është e këshillueshme të shënoni në
çdo pako ushqimi të ngrirë datën e
ngrirjes, për të pasur parasysh kohën
e ruajtjes.
6.6 Këshilla për ruajtjen e
ushqimeve të ngrira
Për të arritur performancën më të mirë
nga kjo pajisje, duhet:
• të siguroheni që ushqimet e ngrira që
keni blerë të jenë ruajtur siç duhet nga
shitësi;
• të siguroheni që ushqimet e ngrira të
transportohen nga dyqani në ngrirës
brenda një kohe sa më të shkurtër të
mundshme;
• të mos e hapni shpesh derën e
frigoriferit ose të mos e lini atë hapur
për një kohë më të gjatë se sa duhet;
• pas shkrirjes, ushqimi prishet shpejt
dhe nuk mund të ngrijë sërish;
• të mos e tejkaloni periudhën e ruajtjes
të përcaktuar nga prodhuesi i
ushqimit.
7. KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
7.1 Paralajmërime të
përgjithshme
KUJDES!
Shkëputeni nga korrenti
pajisjen përpara se të kryeni
çdo veprim mirëmbajtjeje.
Kjo pajisje përmban
hidrokarbure brenda njësisë
ftohëse; për këtë arsye,
mirëmbajtja dhe rimbushja
duhet të kryhen vetëm nga
teknikë të autorizuar.
Aksesorët dhe pjesët e
pajisjes nuk duhet të lahen
në enëlarëse.
7.2 Pastrimi i brendësisë së
pajisjes
Përpara së të përdorni pajisjen për herë
të parë, pastroni pjesën e saj të
brendshme dhe gjithë aksesorët e
brendshëm me ujë të vakët dhe pak
sapun natyral për të hequr erën tipike të
një produkti të ri, e më pas thajeni
tërësisht.
KUJDES!
Mos përdorni detergjent apo
pluhura gërryese, pasi këto
mund të dëmtojnë pjesët e
lëmuara.
7.3 Pastrimi periodik
KUJDES!
Mos tërhiqni, lëvizni apo
dëmtoni ndonjë nga tubat
dhe/ose kabllot brenda
pajisjes.
KUJDES!
Kujdesuni që të mos
dëmtoni sistemin ftohës.
KUJDES!
Kur lëvizni pajisjen, ngrijeni
nga cepi i përparmë për të
shmangur gërvishtjen e
dyshemesë.
SHQIP 65
Komentáře k této Příručce